AKTUALITET, 3 Shtator 2024, 18:43

Sali Berisha tha se e bëri Skënderbeun si Edi Rama, skulptori nga Kosova: Kjo është e ulët, abuzim (VIDEO)

Sali Berisha tha se e bëri Skënderbeun si Edi Rama, skulptori nga

Prezantimi i shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në komunitetin arbëresh në Sicili ka shkaktuar një debat politik në Shqipëri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu referua si “lakej skulptori” Gëzim Muriqit nga Kosova, autorit të kësaj shtatoreje, duke thënë se ia dha Skënderbeut “fytyrën e Edi Ramës dhe e transformoi në Car Stefan Dushan”.

“Këto janë abuzime”, tha skulptori duke folur sot në emisionin e mëngjesit #Gjesi në T7. “Imazhi i Skënderbeut shfrytëzohet për me u ataku kundërshtari politik”.

Ai tha se nuk është në gjendje të merret me këto kritika.

“Nuk e meritojnë arbëreshët e Italisë në këtë rast që të shfrytëzohen për inatet politike të cilat ekzistojnë atje ose këtu”, tha Muriqi.

Kjo, ai tha se “është e ulët”, ndonëse “nuk ka marketing të keq”.