AKTUALITET, 18 Maj 2023, 17:40

Sa të sigurta janë institucionet arsimore?/ Nuk ka oficerë në të gjitha shkollat, dëshmitë: Ne kemi detyrë vetëm të njoftojmë policinë

Sa të sigurta janë institucionet arsimore?/ Nuk ka oficerë

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë në Gramsh, natyrshëm lind pyetja se sa të sigurta janë ambientet e shkollës. Për të parandaluar konflikte të tilla mes adoleshentëve, në 220 shkolla të vendit  janë vendosur oficerë  sigurie. Sipas ministrisë së Arsimit ato janë të pranishëm në gjimnazet me më shumë se 100 gjimnazistë dhe shkollat 9-vjeçare me mbi 100 nxënës.

Nazmie Shuli që prej tre muajsh bën këtë punë në shkollën  9-vjeçare “Edit Durham” në Tiranë thotë se rastet më të vështira për u menaxhuar janë ato të bullizmit online. “Rastet më të vështira janë ato që ndodhin nëpër rrjetet sociale, pasi nxënësit nuk i tregojnë si raste. Bullizmi, ofendimet me njeri tjetrin, ku nxjerrin fotot e njëri tjetrit në rrjete të ndryshme”, tha ajo në një intervistë.

Denada Licaj që prej vit prej katër vitesh është oficere sigurie në gjimnazin “Arben Broci”  në Tiranë tregon se kur kërkojnë ndihmën e policisë.

“Policë në shkollë nuk ka dhe ne nuk jemi policë, por roli jonë është për parandalimin e problematikave për ti zgjidhur me ndërmjetësim. Ne kemi kontakt të vazhdueshëm me patrullën dhe informojmë për situatat problematikave, pasi roli jonë është parandalimi i këtyre situatave”, pohoi ajo. Në polici pritet të ngrihet një drejtori për kibernetikën. Qëllimi është të kontrollojë atë që ndodh në rrjetet sociale. Por ndërkohë që kjo  strukturë endë nuk është gati  dhe oficerët  policisë nuk janë të pranishëm në çdo shkollë ashtu si në Gramsh konflikte të tilla është e vështirë të parandalohen.