AKTUALITET, 18 Maj 2023, 16:19

3 mijë euro në këmbim të certifikatave të pronësisë, dënohen 4 të akuzuarit, mes tyre ish-kreu i Kadastrës në Sarandë

3 mijë euro në këmbim të certifikatave të

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar 4 ish-zyrtarë të cilët akuzohen se përmes ryshfetit jepnin certifikata pronësie. Mësohet se 2 vite burg është dënuar ish-kreu i Kadastrës në Sarandë, Laert Pasha. Ndërkohë, me 1 vit e 6 muaj burg u dënua Hamza Tola, i cili punonte si shofer në Ministrinë e Drejtësisë.  Ndërsa me 12 muaj shërbim prove u dënua Jorgo Kreku dhe Kastriot Krekun u dënua me 16 muaj shërbim prove.

Ata akuzohen për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, Hamza Tola dhe Jorgo Kreku i kanë kërkuar shtetasit Kastriot Kreku një shumë monetare që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar në procedurën e pajisjes me certifikatën e pronësisë.