AKTUALITET, 16 Maj 2024, 22:49

“Sa procedura 400 milionë euro bën qeveria në një vit?”, Sejamini "gozhdon" Pëllumbin për inceneratorin e Tiranës

“Sa procedura 400 milionë euro bën qeveria në një

Analisti Neritan Sejamini debatoi me deputetin e PS-së, Arben Pëllumbi për korrupsionin që ka pushtuar mazhorancën, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV. 

Pjesë nga debati

Arben Pëllumbi: A ka vullnet për të luftuar korrupsionin nga kjo maxhorancë? Ka sepse ishte kjo maxhorancë që luftoi për të ngritur këto institucione.

Neritan Sejamini: E kam dëgjuar shpeshherë që administrata bën me mijëra procedura. Dakord po sa procedura 300-400 milionë euro bën qeveria në një vit?

Arben Pëllumbi: Po më thoni një procedurë që është bërë me 400 milionë euro?

Neritan Sejamini: Inceneratori i Tiranës është 400 milionë euro. Ju mund të bëni një mijë procedura nga 1000-2000 euro dhe nuk vidhni, dhe bëni këtë dhe po u vodh kjo. Sa procedura të tilla keni bërë?

Arben Pëllumbi: Nuk janë 400 milionë euro. Përfshirë brenda investimet kapitale dhe fitimet e 30 viteve shkon 270-300 milionë euro.

Neritan Sejamini: Sot ka marrë 135 milionë euro, pra për 3-4 vjet.

Arben Pëllumbi: Unë quhem Arben Pëllumbi, nuk punoj në bashkinë e Tiranës, nuk bëj avokatin e askujt.

Neritan Sejamini: Po ta heq emrin e bashkisë së Tiranës.

Arben Pëllumbi: Se unë kam qenë në komisionin hetimor për inceneratorët dhe di shumë detaje, po nuk besoj se sot tema është inceneratori i Tiranës.    

Neritan Sejamini: Ju thatë se nëse merrni vesh se një procedurë ka vajtur gabim, nuk është problem se ne bëjmë me mijëra.

Arben Pëllumbi: Thashë nuk është një mënxyrë.

Neritan Sejamini: Sa procedura 300-400 milionë euro bën qeveria dhe bashkia në një vit?

Arben Pëllumbi: 1.3 miliardë euro bën qeveria në një vit.

Neritan Sejamini: Sa procedura 300 milionë euro bën qeveria?

Arben Pëllumbi: Nuk e di. 

Neritan Sejamini: Ua them unë. Asnjë. Zero. Vjet ka bërë zero. Këtë vit ka bër zero.