AKTUALITET, 16 Maj 2024, 16:49

Apeli dha “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen e dy kontrollorëve të Rinasit

Apeli dha “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë kthen për

Gjykata e Lartë ka kthyer sot për rigjykim çështjen e dy kontrollorëve të aeroportit të Rinasit Armando Fezga dhe Muhin Mezini të cilët po hetoheshin për pengim të qarkullimit ajror në 2021-in. Ndaj dy kontrollorëve, gjykata e Apelit kishte caktuar “detyrim paraqitje” për dy kontrollorët në prill të vitit 2021 duke i liruar kështu nga qelia.

Mëngjesin e 7 prillit, u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar të paaftë në punë.

Sipas deklarimeve në polici, Fezga dhe Mezini dyshohet se kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë në punë.