AKTUALITET, 16 Maj 2024, 22:07

Media bojkoton protestën e "Lëvizja Bashkë"/ Bushati: Kritikat e Arlind Qorit, vendosin edhe PD-në në pozicion të vështirë!

Media bojkoton protestën e "Lëvizja Bashkë"/ Bushati:

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori, organizoi pasditen e sotme një protestë kundër korrupsionit, përballë Bashkisë së Tiranës, protestë e cila nuk u transmetua nga asnjë televizion, përfshirë edhe televizione pranë opozitës. 

Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se partia e Qorit ka "fatkeqësinë, por edhe fatmirësinë" që është kundër të gjithë palëve, ndaj nuk e nxjerrin as mediat e opozitës. 

"Pashë një video të Melonit, që ankohej, Rai-t po i thoni "telemeloni", por mua më kanë nxjerrë 14 minuta në 14 muaj. Kurse një kryeministër tjetër e ka nxjerrë 34 minuta.
Mata kohën sa dhanë lajmet tona për vizitën e Edi Ramës në Athinë, 14 minuta vetëm në një emision. Sa kanë nxjerrë Melonin në 14 muaj, këtu e kanë nxjerrë për një ditë Edi Ramën dhe imagjino Erion Velinë.

Për Arlindin është e qartë, mediat e Veliajt nuk e nxjerrin. Por Arlindi ka fatkeqësinë dhe fatmirësinë që nuk e nxjerrin as mediat e opozitës. Kritikat e Arlindit, vendosin edhe PD-në në pozicion të vështirë", tha Bushati.