TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini komentoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV dëshminë e zv/kryeminstres Belinda Balluku një ditë më parë në SPAK, ku kërkoi zbardhjen e aferës së inceneratorit të Tiranës.
“Ministria e Energjisë ka qenë përgjegjës për zbatimin e kontratës sepse është financuar më shumë nga qeveria, buxheti ynë, shqiptarët, dhe këto para kalonin nga ministria.
Punimet duhet të fillonin në 2020 dhe pagesat duhet të bëheshin sipas ecurisë së punimeve. Çfarë ka ka ndodhur deri në 2023, pse janë paguar paratë?
Ka një komision që emërohen nga qeveria dhe bashkia që do të kontrollonte një nga koncesionet më të mëdha në historinë e Shqipërisë. Ky komision duhet ta ngrinin këta dhe si ka mundësi që shteti të neglizhojë një koncesion me qindra miliona euro dhe të paguajë pa patur një raport dhe pa parë se si kanë ecur punimet.
Që Balluku është thirrur në SPAK nuk është gjë e madhe dhe e falenderoj që vajti pa bujë. Por Ministria e Energjisë duhet ta kontrollonte. Nuk e di nëse do të duhej t’i ndërronte anëtarët.
Po në prokurori i ka paditur ata persona që nuk kanë shkuar në një mbledhje që duhet të monitoronte qindra milionë euro, sepse ata kanë sabotuar atë që duhet të kontrollonin për disa vite?", tha Sejamini.