AKTUALITET, 6 Korrik 2024, 20:02

Sa gjasa ka që Argita Malltezi të drejtojë PD-në? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

Sa gjasa ka që Argita Malltezi të drejtojë PD-në? Ja si

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i pyetur sesa gjasë ka që vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi të drejtojë këtë forcë politike, është shprehur se nuk ka vakancë në kryesi.

Më tej ai u shpreh në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ se ka luftuar që të bashkojë PD-në dhe që zgjedhjet e ardhshme mos t’i humbë.

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në, sa gjasa ka?

Bardhi: Unë e kam thënë, refuzoj të…nëse bëjmë këtë pyetje jemi në opsionin që PD ka humbur zgjedhjet. Unë nuk kam luftuar të bashkoj PD-në që PD të humbë zgjedhjet. Nuk kemi vakancë në kryesinë e PD. Zoti Berisha është padiskutim, ka marrë mandatin në vitin 2022. Zgjedhje për kreun e PD ka në vitin 2026. Secili prej nesh duhet të ketë vetëm qëllimin se si do fitojmë zgjedhjet. Unë punoj vetëm për këtë objektiv.