AKTUALITET, 6 Korrik 2024, 18:46

Po lahej në liqen, ndërron jetë i moshuari në Kukës

Po lahej në liqen, ndërron jetë i moshuari në Kukës

Në “Gostili i vjetër”, në Kukës një 81-vjeçar, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81-vjeçarit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton rreth rastit në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak/ Në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, shtetasi H. C., rreth 81 vjeç, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është  bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81 vjeçarit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.