AKTUALITET, 6 Korrik 2024, 18:17

E quajti “gore”, Bardhi flet për debatin e ashpër me Braçen në Kuvend: Po kërkoja llogari për Ramën

E quajti “gore”, Bardhi flet për debatin e ashpër me

Në seancën parlamentare të kësaj jave, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u përplas nga foltorja e Parlamentit me deputetin socialist Erion Braçe.

Bardhi komentoi incidentin.

Gjatë përplasjes në të cilën dy deputetët shkëmbyen edhe ofendime ndaj njëri-tjetrit, Bardhi tha se nuk kishte për qëllim përplasjen, por donte që në seancë të kërkonte llogari kundrejt kryeministrit për emërimin e një ish-agjenti rumun si këshilltar.

“Nuk është qëllimi im të bëj debat, por ka një strategji për të zhvendosur debatin nga partia kundërshtare. Kishte një shkelje të kushtetutës sepse kryeministri s’po i jep llogari parlamentit. Deputetët e opozitës kanë të drejtën për të kërkuar sqarime. Ne kishim ftuar Ramën në një interpelancë për emërimin si këshilltar të një ish-agjenti sekret rumun, që rezulton i përfshirë në korrupsion”, u shpreh ai.