TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbardhur nga brenda seancës për ish-ministrin e Shëndetësisë, ku Ilir Beqaj ka dhënë dëshminë e tij, ndërsa ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij. Në lidhje me pretendimet e SPAK se Beqaj ka fshehur pronësinë e një automjeti, i cili përdorej nga bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj, por në fakt ishte e tij, ish-ministri ka hedhur poshtë akuzën e SPAK.
Sipas Beqajt një automjet të tillë s’ka pse ta fshehë, pasi mund ta justifikojë me të ardhurat që ka dhe një arsye më shumë është se “nuk ka as patentë dhe as automjet dhe ndaj lëviz gjithmonë si pasagjer”, thotë ai. “Unë gjithmonë hipi pasagjer se s’kam patentë. Një makinë të tillë mund ta përdor pa problem me të ardhurat që kam, mund të përballoj jo shpenzimet e kësaj makine, por disa të tilla me të ardhurat që kam, s’kam arsye ta fsheh”, është shprehur Beqaj.
Ndërsa përsa i përket përfshirjes së gruas si bashkëpronare në restorantin Gzona, ai tha se ishte një kërkesë nga një mik i përbashkët për të qenë ortakë, për arsyen që të mund të tërheqë klientë të serës së lartë. “Kur është futur bashkëshortja te “Gzona”, ishte fat që një mik i përbashkët kishte interes për të bashkëpunuar në biznes. Kjo për faktin se shihej si mundësi për të ofruar për shkak të njohjes klientë të serës së lartë”, tha ish-ministri.
Bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj kërkoi masë më të butë sigurie duke lënë garanci pasurore automjetin tip Audi Q7 që sapo e kishte shitur. “Sapo kam shitur automjetin Audi Q7, mund ta vendos shumën e parave si garanci pasurore”, është shprehur ai në seancë.