TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak javë më parë, qeveria njoftoi vendimin për të rritur pagat me 50 mijë lekë për mjekët specialistë.
Mjekët nëpër spitalet e vendit kanë shprehur mirënjohje për vlerësimin. Ata thonë se rritja e pagave është një mundësi edhe për të frenuar largimin e bluzave të bardha jashtë vendit.
“Si mjeke e re specialiste ndihem e motivuar të punoj në një spital me kushte optimale dhe me një pagë që vlerëson profesionin tonë“, tha Xhensila Ujka, nefrologe në spitalin bashkiak të Kurbinit.
“Rritja e pagave është një lajm shumë i mirë sidomos për mjekët specialistë të rinj, të cilët rrisin rrugëtimin e tyre me një motivim më shumë“, tha Dr. Edlira Elezi Buçpapa, endrokrinologe në spitalin bashkiak të Kurbinit.
Dr. Naim Nezaj, mjek specialist në spitalin bashkiak Tropojë thotë se: “Kjo rritje pagash është një shtysë për mjekët e rinj që të qëndrojnë dhe të shërbejnë në vendin e tyre.”