AKTUALITET, 11 Mars 2022, 09:24

Rritja e çmimeve! Studentët në Korçë bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë

Rritja e çmimeve! Studentët në Korçë

Kanë vijuar në ditën e tretë protestat kundër rritjes së çmimit të naftës në vend. Studentët e Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë.

Ata janë mbledhur pranë universitetit F.S. Noli. Me pankarta nëpër duar, ata i bashkohen protestave në të gjithë vendin kundër rritjes së çmimit të naftës.

“Mos të bëhet heshtja jonë, gazi i botës” – shkruhet në një prej pankartave.