TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi në një konferencë për mediat se inflacioni gjatë muajit prill dhe maj shënoi rritje duke kapur shifrën e 6.7 %.
Ai thotë se Prodhimi i Brendshëm Bruto, u rrit me pothuajse 6% në tremujorin e parë të këtij viti.
Sejko: Inflacioni shënoi rritje në muajin prill dhe maj duke shënuar 6.2 dhe 6.7%. Ishin në kahun e sipërm të parashikimeve tona.
Pasqyroi rritjen e çmimeve të ushqimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, GDP u rrit me pothuajse 6% në tremujorin e parë të këtij viti. Rritja ekonomike u diktua nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve private dhe rritja e eksporteve.
Rënia e investimeve publike dhe rritja e importeve kanë shkuar në kahun e kundërt.