AKTUALITET, 29 Maj 2024, 15:14

Rrëzohet nga shkallët duke punuar në rafinerinë e naftës, plagoset 51-vjeçari

Rrëzohet nga shkallët duke punuar në rafinerinë e

Një 51-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është rrëzuar nga shkallët, teksa ishte duke punuar në rafinerinë e naftës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë të Fierit.

Rreth orës 13:30, në spitalin e Fierit, është paraqitur për mjekim, shtetasi A. Rr., 51 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar nga shkallët, duke punuar në rafinerinë e naftës, në fshatin Drizë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.