AKTUALITET, 29 Maj 2024, 11:58

U dhunua barbarisht, Argita Malltezi viziton në spital avokatin Sokol Mëngjesi

U dhunua barbarisht, Argita Malltezi viziton në spital avokatin Sokol

Argita Malltezi ka vizituar në spital avokatin Sokol Mëngjesi, i cili ra sot pre e një sulmi shtazarak nga persona të paidentifikuar, të cilët i bënë pritë në orët e para të ditës së sotme.

Malltezi i është gjendur pranë avokatit të bashkëshortit të saj në këto momente të vështira për të.

Kujtojmë se avokati i Berishës dhe Jamarbër Malltezit, Sokol Mëngjesi po linte fëmijën në kopsht kur u rrah barbarisht nga tre persona të paidentifikuar.

Sulmi dyshohet me mjete të forta, leva e doreza metalike.

Autorët e kanë gjurmuar avokatin kur ka dalë nga banesa e tij në zonën e ish-Bllokut dhe i kanë zënë pritë.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31. Autorët, që paraprakisht dyshohet se ishin tre, e qëlluan 34-vjeçarin me dorezë metalike në kokë. Avokati u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.