AKTUALITET, 29 Maj 2024, 10:17

U godit me leva nga 3 persona në zonën e ish-Bllokut, detaje nga dhunimi i avokatit të ish-kryeministrit Berisha

U godit me leva nga 3 persona në zonën e ish-Bllokut, detaje nga

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e pak orëve më parë kur avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha u dhunua sapo doli nga banesa.

Sokol Mëngjesi dyshohet se është dhunuar nga 3 persona mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij në zonën e ish-Bllokut.

Avokati i ish-kryeministri Sali Berisha raportohet se në momentin që kishte lënë djalin në kopshtin në zonën e ish-Bllokut, autorët i janë afruar dhe e kanë goditur fillimisht me grushte e pastaj me sende të forta.

Dhunimi i përfaqësuesit ligjor të ish-kryeministrit Sali Berisha dyshohet se ka të bëjë për çështje pronësie.

Mësohet se autorët i janë afruar avokatit duke e goditur fillimisht me gurshte dhe pastaj me sende të forta. Sipas burimeve policore, Sokol Mëngjesi është goditur në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 të mëngjesit të sotëm (29 Maj) dhe avokati Sokol Mëngjesi është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve.
“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, sqaron policia.

Mëngjesi ushtron profesionin e avokatit prej vitesh, ndërkohë që ka zgjedhur të bëjë mbrojtjen e ish-kryeministrin Sali Berisha, në betejën ligjore me drejtësinë, pasi që prej dhjetorit të vitit të kaluar u la në arrest shtëpie pas hetimeve për privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv, Partizani.