AKTUALITET, 14 Qershor 2023, 16:04

Goditi me thikë të riun pas sherrit te ‘Zogu i Zi’, identifikohet dhe shpallet në kërkim 51-vjeçari

Goditi me thikë të riun pas sherrit te ‘Zogu i Zi’,

Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Ngjarja në fjalë ndodhi sot në afërsi të Zogut të Zi. Burime zyrtare nga policia , gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas kishte goditur me mjet prerës thikë shtetasin me inicialet E. Sh., 34 vjeç, kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin me inicialet S. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi S. Z., ditën e sotme, në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh.

Si pasojë shtetasi E. Sh, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Z. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.