AKTUALITET, 10 Shtator 2025, 10:44

Rrëfimi/ Plane me Dumën për kurorëzim në martesë? Salianji thyen heshtjen: Grida më ka ardhur shpesh në burg…!

Rrëfimi/ Plane me Dumën për kurorëzim në martesë?

I ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTv, Ervin Salianji foli për marrëdhënien e tij me ish-deputeten e PD-së dhe moderatoren Grida Duma.

Salianji përmendi mbështetjen e vazhdueshme të Dumës gjatë periudhës kur ishte në burg:

“Muajt e fundit, kur unë kam qenë i izoluar në burg, ajo ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg.”

Ai iu referua gjithashtu frazës së tij që u bë virale:“Kënaqësia ime e përjetshme.”, kur ishte i ftuar tek emisioni i Gridës pak ditë më parë.

“Nuk e prisja as unë ta thosha këtë frazë, më doli papritur.”, tha ai