AKTUALITET, 10 Shtator 2025, 10:06

Operacioni/ SPAK cakton ‘arrest shtëpie’ për avokatin, dyshohet për 'ushtrim të ndikimit të paligjshëm'!

Operacioni/ SPAK cakton ‘arrest shtëpie’ për avokatin,

Me urdhër të SPAK, është lëshuar masë sigurie për avokatin Besart Logu.

Burimet zyrtare bëjnë me dije per 'Panorama' se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, i dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Të njëjta burime thanë se avokati dyshohet se i ka marrë 8 mijë euro klientit dhe i ka premtuar të ushtrojë ndikimin e tij për të zgjidhur një çështje.  

Operacioni është ende në vijim dhe oficerët e BKH-së po kryejnë disa kontrolle në terren e gjithashtu në zyrën e tij.