TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person, i identifikuar si Rame Gjomakaj, është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Kukësit për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm. Sipas Prokurorisë, ky person ka ndërtuar 8 objekte dhe një pishinë pa leje brenda rrethimit të banesës së tij në fshatin Llugjaj të Tropojës.
"Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës u arrestua shtetasi R.Gj., nën hetim për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ parashikuar në nenin 199/a, paragrafi 4, i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.509, datë 08.09.2025, pas referimeve të policisë së shtetit, në vendin e quajtur lagjja "Gjomakaj", (fshati Llugjaj), Njësia Administrative Llugaj, Bashkia Tropojë u konstatuan 8 objekte dhe një pishinë në ndërtim e sipër të cilat ndodheshin brenda rrethimit të banesës së shtetasit R.Gj.
Këto objekte janë me përmasa 10x6m të ngritura mbi kolona betoni dhe të rrethuara me mur tulle me ngjyrë të kuqe dhe solete sipër.
Objektet e ndërtuara dhe pishina ndodhen brenda rrethimit të baneses së shtetasit R.Gj. dhe rreth e përqark objekteve ka materiale ndërtimi si zhavorr, tulla etj. Veprimet hetimore mbi këtë çështje vijojnë.", njofton prokuroria.