AKTUALITET, 10 Shtator 2025, 09:13

Hetimet/ Masakra në Shkodër, pas dëshmisë së shënjestrës Erogen Vaso Brajoviç, do të merret në pyetje edhe kamerierja që mbeti e plagosur

Hetimet/  Masakra në Shkodër, pas dëshmisë së

Pas dëshmisë së shënjestrës së atentatit në Shkodër, Erogen Vaso Brajoviç, do të merret në pyetje edhe kamerierja që mbeti e plagosur në masakrën me 2 viktima dhe dy të plagosur.

Hetuesit në Shkodër vijojnë punën për të zbardhur ngjarjen e rëndë, ku ndërruan jetë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Pas dëshmisë së Erogen Vaso Brajoviç, sot hetuesit do të pyesin Meri Kacerion, kameriere e lokalit, që mbeti e plagosur nga atentati.

Për masakrën e ndodhur, policia arrestoi autorin Ragip Gila.  Nga atentati, mbetën të vdekur Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja i Erogen Brajoviç.