TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste ka marrë masat e para ndaj deputetes së grupit Marjana Koçeku, e cila ditë më parë njoftoi largimin nga ajo parti, duke iu bashkuar protestës së qytetarëve.
Deputetja Marjana Koçeku, pasi braktisi PS-në, është larguar dhe nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asoocimin.
Lajmi u konfirmua nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili bëri me dije deputetët se me kërkesë të kreut të grupit të PS, taulant Balla, ishte kërkuar zëvendësimi i saj me kolegun Erjon Malaj.
“Me kërkesë të kreut të grupit të PS është kërkuar zëvendësimi i deputetëve në komisione. Në komitetin parlamentar për stabilizim asocimin, deputetja Marjana Koçeku, largohet si anëtare dhe caktohet deputeti Erion Malaj”, tha Peleshi mes të tjerave.
Ai lexoi gjithashtu edhe kërkesën e kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi, që kërkoi interpelqancë me kryeministrin Edi Rama, kerkese qe u rrëzua!