AKTUALITET, 29 Qershor 2026, 23:38

Artan Hoxha: Jemi në pikun e kultivimit të kanabisit, ja raporti sekret që qarkulloi Policia!

Artan Hoxha: Jemi në pikun e kultivimit të kanabisit, ja raporti

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për aksionet e Policisë së Shtetit për asgjësimin e kanabisit dhe një raport që ka qarkulluar lidhur me zonat ku ka kultivim të theksuar të kësaj bime narkotike. 

"Është një degë e "bujqësisë" që ka ecur… Drejtori që sapo ka ardhur, ka gjetur një situatë, me sa duket.. Kanabisi në vitet para zgjedhore shtohet në territor, kjo është historike. Në vitet e fundit, problemi ka qenë që nuk ka puntorë. Vijnë nga vende të huaja.

Në një raport që i është dërguar të gjithë drejtorive të qarqeve dhe komisariateve, është konstatuar një problematikë me kanabisin këtë vit, me zonat dhe shtrirjet në territor. Vjet ka qenë Shkodra, Malësia e Madhe, Kruja, problematika. Këtë vit, nga informacioni që ka çuar policia, ka evidentuar dy fenomene, kultivimin në ambjente të mbyllura, kanë kërkuar edhe nga OSHEE bashkëpunim.

Në këtë raport, janë të specifikuara, mbas këtij raporti sekret, filluan lajmet për operacionet, asgjësim parcelash. 

Kishte një marrëveshje që dikush mbyllte një sy, por në qershor dhe korrik është piku i kultivimit të kanabisit në natyrë.  

Kur është çuar kjo shkresë, thelbi i saj është që plani i 13 janarit të këtij viti dhe deri në mesin e qershorit, ishte një dështim, nuk janë evidentuar zonat me risk, nuk janë marrë masat për ta luftuar kanabisin. Çmimi në treg është rritur dhe kështu rritet dhe joshja për ta kultivuar.

Të gjithë këto të dhëna, kanë bërë që policia të fillojë të asgjësojë. Besoj në ditët në vijim do të kenë më shumë. Ka ardhur edhe monitorim nga Guardia di Finanza", deklaroi Hoxha.