AKTUALITET, 30 Qershor 2026, 09:36

Tragjike/ Dy efektivë policie humbin jetën në ambientet e burgut 313, ja për çfarë dyshohet

Tragjike/ Dy efektivë policie humbin jetën në ambientet e burgut

Dy efektivë policie kanë humbur jetën në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë Zog Muhametaj, 62 vjeç, dhe Pëllumb Vana, i cili ushtronte detyrën si teknik i kamerave të sigurisë në paraburgim.

Burime bëjnë me dije se të dy dyshohet se kanë ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Ngjarjet kanë ndodhur njëra pas tjetrës.