TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa protestues kanë kaluar përsëri mbrëmjen poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama të ulur nëpër stola hekuri. Këta protestues kanë vijuar me qëndresën e tyre te kryeministria ndërsa në pemë kanë vendosur një flamingo e flamuj të Shqipërisë.
Në protestën e 30-të pasi dhe tensione mes një grupi studentësh që hipën në katin e fundit të universitetit të Politeknikut dhe rojeve private të Illyrian Guard.
Të rinjtë varën nga kati i fundit një banderolë të madhe ku shkruhej ‘Ju erdhi fundi’ ndërsa rojet u mbyllën derën nga jashtë pasi kuptuan se ishin mashtruar nga studentët, që u kishin thënë se kishin një projekt për të zhvilluar.
Përplasjet ndodhën pasi protestues nga bulevardi u erdhën në ndihmë teksa thyen dhe derën e jashtme të universitetit për të hyrë brenda.
Ndërkohë, dje protestës iu bashkuan dhe eurodeputetja italiane Christina Guarda, eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, zëvendës-Presidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănuță, politikania greke Vula Tsetsi, bashkëkryetare e Partisë së Gjelbër Evropiane dhe eurodeputetja holandeze Tineke Strik, të cilët mbajtën edhe nga një fjalim gjatë tubimit.