AKTUALITET, 29 Qershor 2026, 22:46

"650 mln euro pasuri të sekuestruara, kulla, resorte, vila..."/ Paralajmërimi i Lalës: SPAK nuk ka mbaruar, vetëm maja e ajsbergut!

"650 mln euro pasuri të sekuestruara, kulla, resorte, vila..."/

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për dy goditjet e forta të SPAK kundër pastrimit të parave nga narko-trafiku, e cila çoi në sekuestrimin e 650 mln eurove, në kulla, vila, resorte, etj. 

Lala tha se kjo është vetëm maja e ajsbergut dhe se SPAK po vijon hetimet. 

"Janë të njohura botërisht faktet që SPAK bëri dy goditje të grupeve kriminale, për pastrimin e parave, tjetërsimin e pronave, njëra për grupin e Artur Shehut dhe në kuadër të këtij aksioni u sekuestruarn pasuri thuajse në gjysmë milliardë euro. Pati sekuestrim masiv të resorteve, bllokim të lejeve, vilave luksoze, kullave të larta që rezulton se janë ndërtuar me paratë e drogës. Grupimi i dytë perandoria e drogës së Shpëtim Aliut, një personazh jo shumë i njohur në Shqipëri, pasi kishte operuar në Ekuador, por nga hetimet e SPAK rezulton se furnizonte me drogë të pakën katër grupime të tjerë.

Edhe në këtë rast prokuroria sekuestroi pasuri 150 mln euro, ndërtime në jug të vendit apo në Gjirin e Lalëzit. Po të shohësh dosje, SPAK ka sekuestruar vetëm majën e ajsbergut.

Organizata e Shpëtim Aliut, Eldi Dizdardi që bashkëpunonte, vetëm në tre jave i ka transferuar 8 mln euro Shpëtim Aliut në Ekuador. Ai ishte i gatshëm të nxirrte nga portet e Evropës, deri në 10 ton kokainë. Vetëm për sasitë e sekuestruara deri tani, 5 ngarkesa, prokuroria pretendon se organizata e Shpëtim Aliut ka pastruar 30 mln euro. Vetëm në më pak se dy vite, periudha kur kanë komunikuar dhe ka të dhëna.

Nuk ka asnjë të dhënë dhe mbetet sfidë për autoritetet për pasuri të tjera brenda dhe jashtë vendit apo në kripto.

Armando Pacani, i konsideruar një nga lojtarët kryesor, Prokuroria e Posaçme nuk ka rezultate konkrete, pasi kishte aktivitet jashtë vendit, por a ka pasuri të fshehura këtu? A ka investuar në ndërtim? Apo në turizëm? Disa vite më parë kishte regjistruar një kompani në Sarandë pa aktivitet.

Eldi Dizdari rezulton të ketë pasuri të papërfillshme në raport me aktivitetin që kishte. Pasuri që janë skuestruar, janë të pakta.

Dritan Gjika, thuajse nuk ka pasuri të sekuestruar brenda vendit. Pyetja që mbetet, a ka pasuri të tjera që po hetohen? SPAK thotë se po vijon hetimi, për pastrimin e parave.

Edhe në rastin e Artur Shehut, Luçiano Koçekut dhe Alfredo Hamzaj, bëhet fjalë për shumë më të madhe, por mendohet se ka kulla të tjera ku ata kanë investuar dhe biznese të tjera. Janë persona të bashkëlidhur që janë përdorur në vetë të tretë, po shihet nëse kanë kapacitetin e duhur financiar. 

Në momentin që Luçiano Koçeku ka komunikuar me Hamzajn dhe Shtufin, për çështje të caktuara, SPAK po sheh nëse realisht emrat e tretë kanë apo jo pasuri të justifikuara.

Kjo pjesa e pastrimit të parave, është çështje që në thelb mbetet sfidë për autoritete. Shumë para të trafikut qarkullojnë në kripto. Së dyti, nuk ka hetim përveç një rasti të Elbasanit, që pasuri të narkotrafikut të jenë sekuestruar në vende të BE.

Kemi parë vetëm majën e ajsbergut, por kemi parë që paratë e trafikut janë invsestuar në kulla. Këto dosje kanë dëshmuar këtë gjë që thuhej nga gazetarët por nuk gjente bazë nga ana dokumetnare. Vitet e fundit, pjesa dërrmuese e parave të kokainës janë investuar në kulla, resorte, blerje pronash, tjetërime etj. Janë investuar miliona edhe për shit-blerjen e votës. 

Në rastin konkret, ka platforma që kanë ekzistuar para 2021, mund të shihet edhe financimi i zgjedhjeve, që do të provonte atë që e kanë thënë shumë gazetarë por nuk është provuar",tha ndër të tjera Lala.