TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy ngjarje të rënda kanë tronditur gjatë orëve të fundit sistemin peniteciar në vendon tonë ku dy efektivë në Burgun 313 kanë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak teksa ishin duke ushtruar punën e tyre.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cila ka bërë të ditur se viktimat janë Zog Muhametaj, Specialist i Informacionit me gradën Komisar dhe Pëllumb Vrana, Teknik i Kamerave me gradën Kryeinspektor.
Ngjarja e parë është regjistruar mbrëmjen e 29 qershor 2026, ku rreth orës 21:36, gjatë instruktazhit të stafit për ndërrimin e shërbimit, Zog Muhametaj ka pësuar një gjendje të rëndë shëndetësore. Kolegët dhe personeli mjekësor i institucionit kanë ndërhyrë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardhar, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Vetëm pak orë më vonë, rreth mesnatës së 30 qershorit, një tjetër punonjës i burgut, Pëllumb Vrana, ka shfaqur gjithashtu probleme shëndetësore gjatë kohës që ndodhej në shërbim. Edhe në këtë rast, kolegët dhe infermierja e institucionit kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë, ndërsa ai është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Por fatkeqësisht. rreth orës 01:00, mjekët kanë konfirmuar ndarjen e tij nga jeta.
Në reagimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vlerëson kontributin e dy efektivëve, duke theksuar se Zog Muhametaj ishte pjesë e sistemit penitenciar që prej vitit 2015 dhe prej vitit 2023 shërbente në IEVP "Jordan Misja". Me arsim ushtarak dhe gradën Komisar, ai u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjshmëri në përmbushjen e detyrës.
Ndërkohë, Pëllumb Vrana, në detyrën e Teknikut të Kamerave, kishte dhënë një kontribut të rëndësishëm në garantimin e funksionimit dhe sigurisë së institucionit, duke fituar respektin e kolegëve falë korrektësisë dhe përkushtimit të tij në punë.
Njoftimi i plotë:
Një ngjarje e rëndë ka prekur familjen e madhe të sistemit penitenciar shqiptar. Gjatë ushtrimit të detyrës, dy punonjës të IEVP "Jordan Misja", Zog Muhametaj, Specialist i Informacionit me gradën Komisar, dhe Pëllumb Vrana, Teknik i Kamerave, me graden Kryeinspektor, humbën jetën si pasojë e gjendjeve të papritura shëndetësore.
Rreth orës 21:36 të datës 29 qershor 2026, Zog Muhametaj, gjatë instruktazhit të stafit për ndërrimin e shërbimit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore. Kolegët e pranishëm dhe personeli shëndetësor i institucionit ndërhynë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e transportuar me urgjencë me ambulancën e IEVP-së drejt Spitalit Ushtarak. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera të ekipit mjekësor, ai nuk arriti të mbijetojë.
Pak orë më vonë, rreth orës 00:00 të datës 30 qershor 2026, edhe Pëllumb Vrana, gjatë ushtrimit të detyrës në ambientet e institucionit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë iu dha ndihma e parë nga kolegët dhe infermierja e institucionit, ndërsa më pas u transportua me urgjencë drejt QSUT-së. Rreth orës 01:00, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.
Zog Muhametaj ishte pjesë e sistemit penitenciar që prej vitit 2015, ndërsa prej vitit 2023 shërbente në IEVP "Jordan Misja".
Me arsim ushtarak dhe gradën Komisar, ai u dallua për profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë në detyrë.
Pëllumb Vrana, në detyrën e Teknikut të Kamerave, dha një kontribut të vyer në funksionimin dhe sigurinë e institucionit, duke fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve për korrektësinë dhe përkushtimin e tij në punë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nderon me respekt kujtimin e dy kolegëve tanë dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e tyre të vyer në përmbushjen e misionit të sistemit penitenciar shqiptar.
Profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre në ushtrimin e detyrës do të mbeten një shembull për institucionin dhe për të gjithë punonjësit e tij.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të ndjerëve .