TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjergj Hani, kandidat për kryetar të PD-së, përballë Lulzim Bashës, është pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” se çfarë mendon për kryeministrin Rama. Ai tha se kryeministri i Shqipërisë përfaqëson një rënie të nivelit të klasës politike, siç ka ndodhur në shumë vende të Evropës Perëndimore dhe u shpreh se ai është instrument i një force të caktuar dhe një personazh parodie.
Biseda në studio
Ylli Rakipi: Për Edi Ramën çfarë mendon?
Gjergj Hani: Për të qenë realist është një fenomen që nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën Perëndimore. Një rënie e spesorit të klasës politike. Ta kalosh nga figura politike si Betino Kraksi dhe Xhulio Andreoti te Umberto Bosi është një kapërcim në zbritje shumë i madh. Apo presidentin Biden me Xhon Kenedin që s’kanë asnjë lidhje.
Ylli Rakipi: Pra ti mendon se Ramës i ka ardhur fati në derë?
Gjergj Hani: Nuk i ka ardhur fati në derë, por është instrument i një force të caktuar.
Ylli Rakipi: Po të gjithë kanë filluar të vijnë në dorën e këtij.
Gjergj Hani: Forca e tij është në raport me ne, por nuk është në duart e tij forca që e vë në lëvizje. Është njeriu i duhur për këtë punë, në bazë të pavetëdijes së tij, manisë së madhështisë, delirit që ia ka kultivuar pushteti që e shikon veten në rolin e Zeusit, që lëshon rrufetë mbi shqiptarët, të majtë e të djathtë. Është një personazh parodie.