AKTUALITET, 9 Tetor 2023, 13:17

Rikthen Bylykbashin në grupin parlamentar, zbulohet dokumenti i firmosur nga Gazment Bardhi për Nikollën

Rikthen Bylykbashin në grupin parlamentar, zbulohet dokumenti i firmosur

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi rikthen nënkryetarin e Rithemelimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashin në grupin parlamentar.

Në një dokument të dorëzuar në Kuvend, Bardhi informon kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për revokimin e vendimit të 15 janarit 2022 për përjashtimin e Bylykbashit nga grupi i PD.

Sipas dokumentit, grupi parlamentar, në një mbledhje të 19 shtatorit 2023 ka vendosur revokimin e vendimit të 15 janarit dhe rikthimin e Bylykbashit.

Rikthen Bylykbashin në grupin parlamentar, zbulohet dokumenti i firmosur