AKTUALITET, 9 Tetor 2023, 11:15

Makina përplas biçikletën, vdes një person në aksin Lushnje-Rrogozhinë

Makina përplas biçikletën, vdes një person në aksin

Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.

Një automjet ka përplasur një biçikletë rreth orës 09:45.

Raportohet se drejtuesi i biçikletës, një 70-vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Drejtuesja e mjetit 26-vjeçarja me iniciale A. Xh. është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.