AKTUALITET, 9 Tetor 2023, 11:47

Forcat Detare Shqiptare në operacionin e shpëtimit të 18 emigrantëve në Egje

Forcat Detare Shqiptare në operacionin e shpëtimit të 18

Forcat Detare Shqiptare, pjesë e misionit të NATO-s ishin pjesë e operacionit të shpëtimit të 18 emigrantëve në ujërat e detit Egje, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Peleshi, njofton se Anija “Butrinti”, ka mbyllur me sukses në bashkëpunim me forcat turke, mëngjesin e sotëm, operacionin e kërkim shpëtimit të 18 emigrantëve në detin Egje.

"Anija “Butrinti” pjesë e misionit të Nato-s ‘Sea Guardian’, në bashkëpunim me Rojën Bregdetare turke kryen me sukses mëngjesin e sotëm operacionin e përbashkët të kërkim-shpëtimit të 18 emigrantëve në ujërat e Egjeut.

Mirënjohje të gjithë efektivëve tanë për punën e tyre të jashtëzakonshme në mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë detare në Mesdhe," shpjegoi Niko Peleshi.