AKTUALITET, 3 Gusht 2023, 16:39

Riaktivizohet sërish vatra e zjarrit në Maliq, digjet zona torfike, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

Riaktivizohet sërish vatra e zjarrit në Maliq, digjet zona torfike,

Riaktivizohen sërish vatrat e zjarrit në fshatin Sheqeras në Bashkinë Maliq.

Zjarri është përhapur sërish në zonën torfike. Sipas specialistëve vatrat riaktivizohen herë pas herë për shkak të tokës torfike e cila vetëdigjet edhe nga temperaturat e larta.

Gjatë gjithë këtyre ditëve në terren janë organizuar grupe për të monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme për mospërhapjen e zjarrit.