TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa vijon debati lidhur me projektligjin për Akademinë e Shkencave, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Ajo i ka kërkuar Presidentit që të mos dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave, ndërsa për mediat u shpreh se e kishte informuar për shkeljet në këtë ligj, që u miratua pa mbledhje të rregullt të Komisionit.
“Ligji për Akademinë e Shkencave shkel kushtetutën, pasi është ligj i qepur si kostum për Gjinushin. I kam kërkuar presidentit që të mos dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave. Shprehu interes për të dëgjuar dhe për të shqyrtuar shkeljet e konstatuara. Për mua është me rëndësi që procesi të shikohet si proces që nuk ka të bëjë vetëm me akademinë e Shkencave, por gjëra që lidhen drejtpërdrejtë me qeverinë. E vlerësova presidentin për takimin që organizoi dhe për dëgjesën me mua. Mendoj se presidenti do të respektojë kushtetutën e vendit dhe do të qëndroj në mbrojtje të kushtetutës.”, tha ajo.