AKTUALITET, 3 Gusht 2023, 14:18

Arrestohet 32-vjeçari në Durrës, dyshohet se shpërndante kokainë në hotele

Arrestohet 32-vjeçari në Durrës, dyshohet se shpërndante

Shtetasi me iniciale A. K., banues në Durrës është kapur në flagrancë nga policia, pasi dyshohet se shpërndante doza të lëndës narkotike kokainë në hotele.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi disajavor, operacioni policor antidrogë i koduar “Dealer”. Shiste doza të lëndës narkotike kokainë, në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 celular.

Si rezultat i një hetimi disajavor, të ndjekur me metoda speciale, nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit, në vijim të punës intensive gjatë sezonit turistik 2023, kundër krimeve në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Dealer”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë shtetasi:

A. K., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K. siguronte dhe shiste në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, doza të lëndës narkotike kokainë.

32-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.