TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike votoi unanimisht një rezolutë, ku thuhet se kjo forcë politike nuk do të bëhet fasadë e procesit të Edi Ramës për zgjedhjen e Presidentit, por do të shprehë vullnetin nëpërmjet votës së deputetëve të grupit parlamentar.
Lidhur me këtë qëndrim, ka reaguar mazhoranca me anë të Elisa Spiropalit, e cila thotë se PS nuk njeh asnjë vendim që buron nga "shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të SHBA-ve".
"Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë", shkruan Spiropali.
Mazhoranca e ka bërë gjithmonë të qartë se nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit dhe nuk kërkon të negociojë me ta. PS ka caktuar Enkelejd Alibeajn si përfaqësues të opozitës, duke u ulur me të në "bisedime" për Presidentin.