TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Antibiotiko rezistenca është kthyer në një shqetësim mbarë global. Veç përdorimit pa kriter nga njerëzit, problem është marrja e tyre nëpërmjet prodhimeve shtazore. Urdhri i mjekut veteriner, vë në dukje se janë marrë një sërë masash për ndërgjegjësimin e veterinerëve për të kufizuar përdorimin e antibiotikëve tek kafshët bujqësore.
“Ky mbetet një mision edhe i urdhrit të mjekut veterinar me tema specifike për rastin konkret të antibiotiko rezistencës dhe menaxhimin e medikamenteve veterinare”, thotë Ervin Resuli, president i urdhrit të mjekut veteriner. Trajtimet e reja mjekësore edhe te kafshët bujqësore ka bërë që koha e shërimit të jetë më e shpejtë.
“Ka një sërë protokollesh në përdorimin e medikamenteve në kafshët bujqësore kryesisht të cilat kanë kohën e tyre të pezullimit apo karencës që njihet ndryshe, të cilat varion nga 7 dite 15 apo 21 ditë, po ashtu me gjeneratën e fundit ne kemi medikamente të cilat nuk kanë mbetje kryesisht në qumësht apo janë më me pak ditë në mish”, shprehet ai.
Ekspertët e shëndetësisë botërore janë të mendimit se rritja e rezistencës së baktereve ndaj trajtimeve po bëhet gjithnjë e më e fuqishme, si pasoje e përdorimit të antibiotikëve edhe kur nuk duhet, tek njerëzit, apo konsumimi i produkteve shtazore në kohën kur kafshët janë nën trajtim mjekësor.