AKTUALITET, 3 Janar 2024, 15:03

Në kërkim për vjedhje, arrestohet i riu në Durrës

Në kërkim për vjedhje, arrestohet i riu në Durrës

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për një vjedhje të kryer në muajin maj.

Pas hekurave ra shtetasi S.R, banues në Durrës.  

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin S.R, 31 vjeç, banues në Durrës.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 3 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, sepse në muajin maj të vitit 2023, ka vjedhur disa materiale prej hekuri, në një subjekt privat. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.