TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 73-vjeçar në Tiranë është plagosur me armë zjarri. Sipas policisë, i moshuari me inicialet Q. E., nga fshati Mal Vilëz, dyshohet se është vetëplagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:50 të ditës së sotme.
73-vjeçari për momentin ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 03.01.2024, rreth orës 12:50, në fshatin Mal Vilëz, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi Q. E., 73 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armën e përdorur nga 73-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.