AKTUALITET, 3 Janar 2024, 16:53

“Korridori blu”/ Në qershor mbyllet aksi Thumanë-Kashar, Balluku: Rrugë pa pagesë!

“Korridori blu”/ Në qershor mbyllet aksi Thumanë-Kashar,

Aksi rrugor Thumanë-Kashar, që është pjesë e korridorit blu do të përfundojë në qershor të këtij viti. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë inspektoi punimet në këtë segment, ku aktualisht ka nisur asfaltimi.

Balluku foli edhe për segmentet e tjerë të korridorit blu, duke shtuar se përveç autostradës do të ndërtohen edhe rrugë alternative, pa pagesë.

Në total, korridori blu nga Miloti në Fier, ka një gjatësi prej 114 km.