AKTUALITET, 17 Gusht 2023, 16:22

“Respekt për të”, Rama mesazh për policin që u plagos pasi ndërhyri për të shuar sherrin në Himarë

“Respekt për të”, Rama mesazh për policin që u

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ditën e sotme për rastin e policit, Redin Çaushaj, i cili mbeti i plagosur pasi ndërhyri për të shuar një sherr në Himarë. Pavarësisht se efektivi ndodhej jashtë shërbimit, ndërhyri për të shuar sherrin, por mbeti i plagosur me thikë.

Rama ka publikuar një foto në rrjetin social ‘Facebook’ ku duken duart e policit, i cili është i shtrirë në spital dhe po mbahet në monitorim nga mjekët, ndërsa krahas saj shkruan respekte për efektivin që ndërhyri për sherrin e rrezikshëm.

Reagimi i Ramës:

Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm.