AKTUALITET, 17 Gusht 2023, 15:40

Koncesioni i sterilizimit, ish-zv.ministri i Shëndetësisë dhe biznesmeni Rrapaj ishin shokë shkolle. Ja si i mashtronin institucionet

Koncesioni i sterilizimit, ish-zv.ministri i Shëndetësisë dhe

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me koncesionin e sterilizimit, që çoi në arrestimin me urdhër të SPAK të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj,

Gazetarja Klodiana Lala, theksoi se ata ishin shokë shkolle, teksa shtoi se të dy mashtronin institucionet duke mos deklaruar njohjet e tyre. Sakaq ajo tha se brenda qendrës spitalore u ngrit një qendër sterilizimi e cila nuk u vu në përdorim.

“Hetimi ka nisur tre vite me parë në bazë të një kallëzimi nga nisma ‘Thurje’. Më herët Prokuroria e Tiranës si kishte dyshuar hetimet duke pretenduar se nuk ka pasur shkelje në rastin e zotit Rjepaj. Rjepaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Rjepaj dhe Rrapaj nuk kanë deklaruar se nuk kanë pasur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin apo konflikt të mëparshëm. Ata kanë qenë shokë shkolle dhe kryenin udhëtime bashkë. Rreth dy vite më parë u zbulua se mjekëve iu ishte dhënë urdhër të mos kishte operacione pasi ishte tejkaluar buxheti. Ndërkohë skandali ishte më i madh. Ata deklaruan në vitin 2016 se ishte e rëndësishme dhënia e këtij koncesioni, ndërkohë problematika nisi më vonë. Sakaq, u vu në dispozicion një qendër e re sterilizimi, por nuk u vu në punë. U ngrit e kredi nga titullarët e institucionit. Iu vu në dispozicion Ilir Rrapos i cili ishte mik me Rjepaj dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja”, u shpreh gazetarja.