AKTUALITET, 17 Gusht 2023, 13:27

Apeli lë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj

Apeli lë në fuqi masën e arrestit me burg për

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë, arrest me burg për Dritan Goxhajn, ish-anëtar i UÇK-së, i cili u arrestua pak ditë më parë, urdhër të Gjykatës Speciale.

Më herët Dritan Goxhaj është shprehur në sallën e gjyqit se “nuk ka bërë asgjë të paligjshme.”

Prokuroria e Përgjithshme tha se Goxhaj dyshohet për veprat penale të “kanosjes gjatë procedimit penal” dhe “pengimit të funksionarëve në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Kush është Dritan Goxhaj

Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.

Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, pas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kur iu besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në luftë, iu besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n.