TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë kësaj jave vendi ynë parashikohet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht nga orët e mesditës.
Përjashtim bën dita e Hënë ku vranësirat nga orët e mesditës pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, të cilat do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike lokalisht breshër.
Në orët e pasdites reshjet e shiut me intensitet të ulët izolohen në relievet malore në pjesë verilindore të territorit e më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Njoftimi i SHMU:
Për javën që presim: vendi ynë parashikohet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht nga orët e mesditës.
Përjashtim bën dita e Hënë ku moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e hera –herës të dendura. Vranësirat nga orët e mesditës pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore e lokalisht mesatar në veri kryesisht në relievet malore. Të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike lokalisht breshër. Në orët e pasdites reshjet e shiut me intensitet të ulët izolohen në relievet malore në pjesë verilindore të territorit e më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.