TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jo vetëm Italia, por edhe Belgjika mund të sjellë refugjatët ne Shqipëri. Kjo është konfirmuar nga ish-ministri belg i Emigracionit, që gjatë një interviste në RTL u shpreh se po shikojnë Shqiperinë dhe Maqedoninën e Veriut si vende ku mund të çojnë refugjatët. Kjo, duket se nuk është vetëm një dëshirë e Belgjikës, pasi pak ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama e la të hapur si mundësi, por sipas tij kjo mund të ndodhë si projket i Bashkimit Europian.
Ministri belg i Emigracionit, Théo Francken, i cili gjatë një interviste për median RTL Info në Belgjikë u shpreh se po negociohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, si vende ku mund të çojnë refugjatët.
“Mendoj se është më mirë të marrim modelin australian që u prezantua nga socialistët australianë. Ata po mbrojnë më mirë kufijtë e tyre dhe po parandalojnë hyrjen e paligjshme. Procedura, si modeli britanik, do të jepet jashtë kufijve evropianë. Jo në Ruandë, por ne po shikojmë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Ballkanin për shembull.”
Duket se sjellja e refugjatëve nga Belgjika në Shqipëri nuk është vetëm synim i shtetit belg, por një mundësi e tillë është lënë e hapur edhe nga kryeministri Edi Rama.
Pak ditë më parë në një intervistë për prestgjozen britanike Financil Times, kryeministri Shqiptar u shpreh se kjo mund të ndodhë nëse do të jetë një proces i strukturuar nga BE.
“Përveç Shqipërisë, edhe vendet e tjera të Ballkanit mund të ndihmojnë nëse procesi do të strukturohej mirë dhe do të ruhej brenda ligjit ndërkombëtar. Por Evropa e ktheu atë në një çështje ideologjike, elektorale dhe harroi se do t'i duheshin njerëz për të shmangur një "dimër demografik" dhe një rënie ekonomike si pasojë.”
Pakti i shumëdebatuar dhe i kontestuar Rama-Meloni, duket se i ka zgjeruar oreksin edhe vendeve të tjera të BE të cilët e shohin Shqipërinë si vend për të stehuhar refuzgjatët. Vetë kryeminisri Rama ka konfirmuar se një kërkesë e tillë i ka ardhur edhe nga kryeminsitri britanik Boris Jonhns, që të gjithë refugjatët e paligjshëm në britaninë e Madhe, në vend të Ruandës t’i sillnin në Shqipëri. Në këtë rast, shkaku që oferta nuk u pranua, ishte mospërcaktimi i numrit të madh të refugjatëve që mbërrinin në Britani, ndryshe nga Italia që përcaktoi se kërkoi ndihmë për një kapacitet prej 3 mijë refugjatësh.