TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin investigativ Report në Rai3 tha se qëllimi ishte që të bënin një emision për qendrat e emigrantëve dhe kjo është një e drejtë e gazetarëve, por gjithçka që ishte qepur për Shqipërinë, Qeverinë, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, ishte e neveritshme, pasi e nxirrte qeverinë si një partnere në hije me personazhe të përfshirë në trafikun e narkotikëve.
Rama e konsideron si një emision me gënjeshtra të mëdha dhe këtë e konsideroi të neveritshme.
“E kam thënë se ishte një kërkesë miqësore nga Giorgia, dhe unë i thashë pse jo. Diskutuam gjatë se çfarë mund të bënim, cila ishte pjesa jonë dhe pastaj e nënshkruam marrëveshjen”, tha Rama duke shpjeguar në këtë mënyrë marrëveshjen për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Gjadër të Lezhës.
Rama tha se nëse dikush mbërrin në Itali, ai ka mbërritur në Europë, dhe situatat që krijohen nga emigrantët duhet të menaxhohen nga Europa.
“Ne kemi marrë përgjegjësinë si europianë. Nëse këtë gjë do e bënte Sllonevia apo Polonia askush nuk do të thonte gjë, por fakti që e bëri Shqipëria që nuk është anëtare e BE-së, ka këto reagime”, tha Rama për Rai3.
Ai u shpreh se kjo çështjes s’ka lidhje me çështjes elektorale, pasi është më e madhe.
Rama tha se edhe sikur të jenë të majtët në Qeverinë italiane sërisht do të flitet për çështjen e menaxhimit të emigrantëve, pra përtej të majtës dhe të djathtës, do të bëhet e njëjta gjë.
“Jam socialist pak i çuditshëm, pasi nuk besoj te llogoret ideologjike. Nëse një gjë funksionin, funksionon. Shqipëria nuk mund të zgjidhë këtë problem, nuk është një problem që mund të transferohet, por duhet goditur, duhet zgjidhur bashkarisht”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se ka pasur kërkesa nga vende të tjera për marrëveshje për ngritjen e qendrave të emigrantëve por i ka refuzuar.
Rama ka ripërsëritur arsyet sepse pranoi një marrëveshje me Italinë, ndërsa e konsideroi të pakuptimtë që të kishte një marrëveshje të ngjashme me Britaninë e Madhe.
Ndërkohë i pyetur nëse ka kërkuar që qendra pritjeje për emigrantët të ngriheshin edhe në Kosovë, Kryeministri e ka mohuar diçka të tillë, por shtoi se ishte në dijeni të bisedimeve që kishin nisur mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Danimarkës, por nuk ishte në dijeni se çfarë kishte ndodhur në këto bisedime.
Gjithashtu, Kryeministri është pyetur lidhur me Bechettin, dhe pse Shqipëria nuk pranon të paguajë 135 mln euro pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare. Rama tha se për ne Bechetti është një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg, ndërsa tha se me të ka një proces gjyqësor në Belgjikë për të cilën nuk mund të flasë më shumë, pasi është një çështjes në gjykim.
Nëse shqiptarët që emigronin në Itali do të shkonin në Tunizi apo Egjipt si do ndiheshit?
Nuk është e njëjta. Nuk është temë politikës së përditshme, sepse të gjithë që vijnë në qeveri flasin për kontrollin e fluksit. Çfarë duhet të bëjmë. Të bëjmë moral? Këtu ka nevojë për një tryezë të përbashkët si nga e majta dhe e djathta. Unë besoj në zgjidhje që funksionojnë dhe nuk kanë lidhje me të majtën e të djathtën. Shqipëria nuk mund të zgjidhë vetëm këtë problem . Është një problem që duhet ta godasësh së bashku.
A do të ngrihen kampe të tjera?
Kemi pasur oferta të tjera por kemi refuzuar, sepse nuk ka kuptim. Italia është Shqipëria dhe Shqipëria është Italia në mënyrën si i shohim gjërat.