TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një numër rekord votuesish po i drejtohen kutive të votimit për të ratifikuar shkarkimin e Lulzim Bashës.
Demokratët kanë nisur të votojnë që në orën 8:00.
Sipas të dhënave paraprake, deri në orën 13:00 kanë votuar 27,719 persona.
Kryetarja e Komisionit Organizator, Albana Vokshi tha se ka akoma një fluks shumë të madh personash që duan të votojnë.
Vokshi tha se, mund të shtyhet orari i votimit.
Kujtojmë se qendrat e votimit duhet të mbyllen në orën 17:00.
***
Raportimi nga Komisioni I Rithemelimit te Partise Demokratike, për numrin e votuesve në referendum deri në orën 13:00:
Shkodër: 2252
Lezhë: 2500
Kukës: 1490
Dibër: 1355
Durrës: 2990
Tiranë: 6347
Elbasan: 2171
Berat: 890
Korçë: 2730
Fier: 2674
Gjirokastër: 1120
Vlore: 1200.