TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Fierit ka dalë me një sqarim në lidhje me një denoncim të kryetarit të PD në Fier, Luan Baçi. Ky i fundit akuzoi kryetarin e Bashkisë Fier dhe Policinë Bashkiake se ka ndërprerë procesin e votimit në Njësinë Administrative Cakran.
“Ne lidhje me nje lajm të publikuar ku aludohet se Policia ka ndërhyrë në një qendër votimi në Njësinë Administrative Cakran, Fier sqarojmë se:
Strukturat e Policisë së Shtetit janë tërësisht të papërfshira dhe neutrale në këtë situatë.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht të garantojë rendin e sigurinë në territor, të parandalojë dhe reagojë me profesionalizëm në çdo situatë që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në nr. 112 apo Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke garantuar anonimat të plotë, reagim të mënjëhershëm e të paanashëm“, thuhet në reagimin e Policisë.