AKTUALITET, 18 Dhjetor 2021, 12:45

Referendumi për shkarkimin e Bashës, Vokshi tregon sa kanë votuar deri më tani: Pjesëmarrje e lartë

Referendumi për shkarkimin e Bashës, Vokshi tregon sa kanë votuar

Anëtarja e Komisionit të Rikthimit të Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka dhënë detaje nga procesi i votimit për shkarkimin e Bashës si dhe ka folur në lidhje me ecurinë e procesit.

Vokshi në fjalën e saj ka bërë me dije se deri në orën 11:30 numri i pjesëmarrësve është 11 680 anëtarë.


“Pjesëmarrja në Referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës deri më tani është në nivele të larta. pjesëmarrja ka qenë e lartë në të gjithë qarqet.

Deri në orën 11:30 kanë votuar 11 680 demokratë . Në të gjithë qendrat e votimit ka fluks, dhe numri mund të jetë dhe më i kartë sesa ky që unë kam raportura. Tani i gjithë komisioni është në terren dhe në qendra të ndryshme të votimit. Jemi në terren që të marrim shifrat dhe i raportojmë, më pas do të dalim që ti bëjmë dhe publike.

Rama dhe Basha kanë tentuar që të pengojnë procesin e votimit për referendumin, një ngjarje e paprecedentë jo vetëm për politikën shqiptare por edhe atë ndërkombëtare. Udhëzimi që ne kemi dërguar në çdo qendër votimi është respektuar me përpikmëri”, ka thënë Vokshi


Më poshtë pjesëmarrja në votime deri më tani e anëtarëve të PD-së, në Referendumin për shkarkimin e Bashës:

Fier 1535 votues

Dibër 548 votues

Elbasan 731 votues

Bera 251 votues

Gjirokastër 485 votues

Vlorë 423 votues

Korçë 855 votues

Shkodër 1080 votues

Lezhë  1100 votues

Durrës 1191 votues

Tiranë 2566 votues

Kukës 915 votues .