AKTUALITET, 18 Dhjetor 2021, 10:00

Referendumi në PD/ Oerd Bylykbashi flet nga Durrësi: Në qershor duhet t’i bindje demokratët të votonin, sot ata vijnë me krenari

Referendumi në PD/ Oerd Bylykbashi flet nga Durrësi: Në qershor

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, përmes një prononcimi të dhënë nga Durrësi foli në lidhje me ecurinë e votimit në referendumin për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.

Bylykbashi u shpreh se pjesëmarrja në votim është shumë e mirë dhe ndryshe nga votimi për zgjedhjen e Lulzim Bashës në qershor, ku demokratët u detyruan të votojnë, sot ata vijnë me krenari dhe tregojnë dhe kartat e anëtarësisë që kanë që nga 91-shi.

“Sot votohet për të gjitha veprmet që basha ka çuar në humbje dhe ka cënuar interesat e Partisë Demokratike. Si dhe për të gjitha shkeljet statutore të rënda që më pas na ka shkaktuar një situatë krize në demokracinë e brendshme.

Sot demokratëve u rikthehet pushteti dhe me këtë proces me këtë pjesëmarrje masive ata do të rikthojnë PD-në në startin për tu bërë gati për tu përballur me Edi Ramën. Beteja është me Edi Ramën vetëm Lulzim Bashan a është kthyer në një pengesë të madhe memisionin e tij për të qëndruar me çdo kusht në krye të PD-së edhe pse po humbet zgjedhjet. Zoti basha duke mos i dhënë kurrë oranizimit të pd-së, ka çuar në një situatë ku organizmi ka pasur shumë probleme, përfshirë këtu dhe listën e anëtarësimit, janë shumë më tepër demokratë se sa 2700 anëtarët që i duheshin zotit Bashan ë qershor në mënyrë që pjesëmarrja të dukej e larta. Në muajin qershor duhet t’i bindje demokratët të votonin, ndërsa sot demokratët po vijnë vet dhe po tregojnë me krenari kartën e 91-shit, të cilët Basha i ka hequr nga lista. Vendimi i Kuvendit është që të gjithë demokratët të votojnë”, tha Bylykbashi.